Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëshortja e komisionerit të vdekur nxjerr blof SPAK-un: E çregjistrova në kohë burrin (Video)


Ditën e sotme u zbulua se SPAK-u kishte çuar dy urdhërarreste ndaj dy komisionerëve në zgjedhjet e vitit 2017 që kishin ndërruar jetë, pjesë e Dosjes 339.

Pas kësaj, institucioni i drejtësisë së re reagoi duke thënë se personat e vdekur nuk ishin çregjistruar në kohë dhe nuk ishte në dijeni të këtij fakti.

Por deklarata e bashkëshortes së njërit prej komisionerëve, Besim Bregut, ka nxjerrë blof SPAK-un në një deklaratë të bërë ditën e sotme për Balkanweb. Ajo pohon se e ka çregjistruar në kohë të shoqin pasi ai kishte ndërruar jetë në vitin 2018.

“Burri im është ndarë nga jeta në 28 dhjetor të 2018-ës. Janë të gjitha dokumentet në Itali. Burri im është çregjistruar. Se kuptova, pasi më thanë se nuk ishte çregjistruar. Unë brenda 40 ditëve, nga koha kur vdiq, kam bërë çregjistrimin dhe të gjitha. E bëra dokumentacionin që më takonte. Dje thanë se u arrestua. Sot thanë se dy komisionerë janë të vdekur. Burri im ka qenë komisioner i Partisë Demokratike”, tha bashkëshortja e të ndjerit, Nafije Bregu.

Cili ishte reagimi i SPAK-ut

“Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin ç’rregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit. Por përmes  familjarëve,  rënë në dijeni për faktin ase ata kishin ndërruar jetë 1 muaj apo 1 muaj e gjysmë më parë. Në këto kushte do të duhet të njoftojmë gjykatën, ku përmes një certifikate vdekje, SPAK duhet të pushojë hetimet, pasi s’mund të hetohet një i vdekur.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *