Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari në Kurian të Roskovecit


Një 47-vjeçar është arrestuar në Roskovec pasi është futur në shtëpinë e ish-bashkëshortes pa pëlqimin e saj ku më pas e ka keqtrajtuar dhe rrëzuar nga kati i dytë.

38-vjeçarja ishte pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, ndërsa është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi i plotë i policisë:

Patos, Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S.Rr., 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

38-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *