Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Katedralen e Nantës, vullnetari pranon fajin


Një vullnetar në kishë ka pranuar se ka shkaktuar zjarrin që shkatërroi katedralen në qytetin francez të Nantës javën e kaluar.

Refugjati nga Ruanda, i cili punonte si kujdestar në katedrale u arrestua mbrëmjen e së shtunës shkruan BBC. Por ende nuk është dhënë asnjë motiv për zjarrin.

Avokati i të arrestuarit, u tha gazetarëve së klienti i tij ndjeu një “lehtësim” pasi rrëfeu atë qëkishgtë ndodhur.

“Është dikush që është i frikësuar, i cili është disi i mbingarkuar”– tha avokati Quentin Chabert.

Vullnetari 39-vjeçar, emri i të cilit nuk është zbuluar, fillimisht ishte marrë në pyetje pas ngjarjes, por ishte lënë i lirë. Ai kishte qenë përgjegjës për mbylljen e katedrales një ditë para flakëve, në 18 korrik.

Më përpara autoritetet patën deklaruar se dyshonin që zjarri të ishte nisur në tre vende të ndryshme.

Prokurori i Nantës Pierre Sennes tha se burri ishte akuzuar për “shkatërrim dhe dëmtim nga zjarri” dhe se mund të përballej me deri në 10 vjet burg dhe 150,000 euro gjobë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *