Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje Ramës: Siguro vaksinën e gripit falas për qytetarët në vjeshtë


Kreu i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e distancimit social, të mbajnë maskat e të bëjnë kujdes për higjienën personale.

Krahaj kësaj, Basha, i bën thirrje qeverisë që të rrisë kapacitetet e testimit në vend për sa i përket Covid-19 si dhe të sigurojë falas për qytetarët vaksinën e gripit në vjeshtë.

“Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin. Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjenës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.” – shkruan Basha në Facebook.

Ai shton se çdo qytetar duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten e familjen ndërsa qeveria duhet të bëjë ç’ka në dorë për mbrojtjen e njerëzve në këtë situatë duke ritheksuar rëndësnë e vaksinës kundër gripit.

“Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!” – mbyll reagimin e tij, Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *