Vendosni fjalën kyçe....

Australia raporton rritje rekordeve të vdekjeve nga Covid-19, pavarësisht masave të rrepta


Australia ka regjistruar 10 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë.

Viktimat e fundit ishin të moshës midis 40 dhe 80, me shtatë nga vdekjet që ndodhën në shtëpitë e përkujdesjes.

Vdekjet e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 155. Të 10 vdekjet ndodhën në shtetin e Victoria-s, i cili gjithashtu regjistroi 459 raste të reja Covid-19.

Melbourne, kryeqyteti i Victoria-s, ka kaluar dy javët e fundit nën një mbyllje të rreptë. Maska janë të detyrueshme dhe lëvizja brenda dhe jashtë qytetit po kontrollohen fort.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *