Vendosni fjalën kyçe....

Bolsonaro shërohet nga koronavirusi, rezulton negativ në testin e katërt


Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka zbuluar këtë të shtunë se është shëruar nga koronavirusi. Ai tha se ka testuar negativ ne testin e katërt që ka realizuar që nga 7 korriku kur tha se ishte infektuar.

Udhëheqësi 65-vjeçar nuk tha se kur e bëri testin e ri. Të mërkurën, ai kishte testuar pozitiv për herë të tretë, shkruan AP.

Menjëherë pasi dha lajmin e mirë, Bolsonaro është parë duke lëvizur me motor nëpër Brazilia, i shoqëruar nga pas nga rojet e sigurisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *