Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pranimi i Bashës për hapjen 100% të listave, akt historik e shërbim i çmuar për demokracinë e parlamentarizmin


Presidenti Meta e ka cilësuar si akt historik dhe shërbim të ccmuar për demokracinë e vendit e parlamentarizmin pranimin publik të kreut të opozitës së bashkuar për hapjen e listave 100%.

Kreu i Shtetit theksoi se ky veprim është respekt e detyrim ndaj qytetarëve ndërsa shtoi se Këshilli Politik duhet të punojë natë e ditë për konkretizimin e çështjes.

“Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT Historik de Shërbim I Çmuar për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.

Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.” – deklaroi Meta mbrëmjen e sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *