Vendosni fjalën kyçe....

Ndodh e papritura, Rangnik s’do jetë trajneri i Milanit


Kur mendohej se çdo gjë ishte arritur dhe priteshin vetëm firmat zyrtare, ka ndodh e papritura.

Ralf Rangnik nuk do jetë trajner i Milanit siç ishte përfolur deri tani. Lajmi është dhënë nga e përditshmja gjermane, Kicker, sipas së cilës marrëveshja ishte prishur me miratimin e të dy palëve.

Pak më pas, mediat sportive italiane njoftuan rinovimin e kontratës së trajnerit Pioli me Milanin edhe për dy sezone të tjera.

Sipas palëve ‘Milani e Rangnik kanë qenë në një mendje se kjo nuk është koha e duhur për këtë lëvizje’.

Lajmi ka bërë që sulmuesi suedez Ibrahimoviç të rimendojë largimin nga kuqezinjtë duke deklaruar se mund të qëndrojë te ekipi edhe për dy sezonet të tjera, megjithatë marrëveshje zyrtare nuk ka ende.