Vendosni fjalën kyçe....

Avdullah Hoti: Nuk ka dialog teknik me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale, se nuk do të ketë dialog teknik mes Kosovës dhe Serbisë, sikurse ka deklaruar më parë presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Nuk ka dialog teknik.
Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.”– shkruan Hoti.

Kjo deklaratë vjen pas shqetësimeve të ngritura nga politikanët në Kosovë, se një dialog teknik do të shtynte procesin e arritjes së marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Pas takimit me Hotin në Bruksel, Vuçiç tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta dhe se do zhvendoseshin në nivel teknik të mërkurën.

 “Bisedimet për të zhdukurit dhe të zhvendosurit do të vazhdojnë të mërkurën tjetër në nivelin teknik”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *