Vendosni fjalën kyçe....

I pritet koka statujës së Jezu Krishtit në SHBA


Një statujë e Jezu Krishtit është gjetur me kokën e prerë brenda një kishe në Florida, SHBA, duke lënë të tronditur besimtarët e krishterë.

Dhjaku Edivaldo da Saliva i Kishës Katolike ‘Bariu i mirë’ në West Kendall u tha mediave lokale se statuja pa kokë u zbulua të mërkurën në mëngjes.

Dhjaku da Silva tha se kamerat e mbikqyrjes së kishës nuk e kishin kapur ku ishte vendosur statuja dhe aktualisht nuk ka të dhëna se kush mund të jetë fajtori.

Dioqeza e Miami-t tha në një prononcim për mediat se kisha ka të ngjarë t’i kërkojë policisë për të hetuar vandalizimin si krim urrejtjeje.

Përdhosja e statuja katolike është sulmi i fundit që ka goditur SHBA-të që prej vrasjes së një afro-amerikani.

Protesta të dhunshme janë parë në mbarë SHBA-të prej javësh me grabitje e thyerje dyqanesh, rrahje, plagosje e vrasje personash e shkatërrim statujash. Protestat organizohen nga lëvizja Black Lives Mattes, organizata e majtë Antifa dhe të tjera grupe të majta.

Departamenti i policisë në Boston po heton djegien e një statuje të Virgjëreshës Mari në Kishën Katolike të Bostonit.