Vendosni fjalën kyçe....

Rrugët “Siri Kodra” e “Besa” në Tiranë do kenë mungesë energjie elektrike nesër


Rrugët Siri Kodra e Besa në Tiranë do kenë kufizime të energjisë elektrike ditën e nesërme.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, kufizimet do jenë nga ora 9 e mëngjesit deri nëë orën 3 të pasdites e shkak për këtë është remonti i parashikuar i kabinës 7 në rrugën Siri Kodra.

Njoftimi

Për shkak të remontit të parashikuar në një nga fiderat e kabinës “Siri Kodra 7”, në datën 17 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë. Pjesërisht rruga “Siri Kodra”, rruga “Besa”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *