Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk falim, nuk harrojmë”- mesazhi i hakerave që sulmuan faqen e KSHZ-së


Faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZH) në Maqedoninë e Veriut ende nuk funksionon. E duket se pre e një sulmi hakerash mbrëmë ra dhe website dhe agregatori i lajmeve “Time.mk”, nga një grup që e quanin veten “Anonopsmkd”.

“Ne nuk falim, nuk harrojmë. Na prisni”- ky është mesazhi që ky grup ka lënë pas grupi i hakerave në faqen e agregatorit të lajmeve, shkruan Tetova Sot.

“Kaluan edhe një ‘zgjedhje demokratike’ dhe siç mund të shihet e nëejta histori është çdo 3-4 vjet vetëm këtë herë fshati po digjet gjyshja shkon në votime. Por çfarë të bëjmë kur elektorati është një parazit i madh që sheh vetëm duke thithur “ci*at” e shtetit ndërsa është i joshur nga premtimet boshe të të gjitha palëve në këtë vend të bukur tonë. Regjistrim? Pse jo? Por as ata nuk mund t’i fajësojmë”, thuhet në një pjesë të mesazhit nga një grup që e quan veten Anonopsmkd.

Mbrëmë kryetari i KSHZH-së, Oliver Derkovski lajmëroi se portali ku do publikoheshin rezultatet e zgjedhjeve kishte rënë pre e një sulmi hakerash të jashtëm. Besohet se i njëjti grup ka hakuar dy faqet.

MESAZHI


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *