Vendosni fjalën kyçe....

Tirana e Vllaznia e nisin me fitore Superligën


Tirana e ka nisur Superligën me këmbë të mbarë duke fituar përballë Skënderbeut në sfidën e luajtur në Selman Stërmasi.

Kryeqytatasit fituan 4-2 me korçarët që edhe për këtë sezon duket se objektiv kanë mbijetesën.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1 me gola të Behiratche për bardheblutë dhe Jean Victor për “ujqërit e dëborës”.

Në pjesën e dytë Ngoo shënoi dy herë në minutën e 59’ dhe 73’ ndërsa Limaj shënoi në minutën e 69’. Për Skënderbeun golin e dytë e shënoi Mensah në fundin e takimit.

Në sfidën tjetër, Vllaznia fitoi si myfafire ndaj Laçit me rezultatin 3-5.

Në Kurbin pjesa e parë përfundoi në barazim 3-3 me të dyja skuadrat që kërkonin fitoren.

Golin e parë për shkodranët e shënoi Latifi me penallti në minutën e 11 ndërsa da Silva shënoi golin e dytë. Zarubica në minutat 35’ dhe 39’ barazoi rezultatin për bardh e zinjtë.

Skuardrat ende në pjesën e parë kërkonin avantazhin ndaj njëra tjetrës dhe Vllaznia e gjeti e para në minutën e 41 me Aralican ndërsa kurbinasit barazuan sërish më Lushkjan në minutat e fundit të fraksionit të parë të lojës.

Në pjesën e dytë shkodranët do ktheheshin në fushën e blertë vetëm me mendjen te fitorja. Kështu në minutën e 48 Gurishtja do shënonte për golin e avantazhin në 3-4. Ndërsa goli i fundit i sfidës u shënuan nga Kaina në minutën e 96 duke i dhënë fitoren Vllaznisë.