Vendosni fjalën kyçe....

Meta-Ramës: Pse keni frikë nga populli? Sovraniteti i përket atij


Presidenti Meta i është kundërpërgjigjut kryeministrit Rama pas reagimit të tij.

Nëpërmjet zëdhënësit Blushi, kreu i shtetit e pyet kryeministrin se pse ka frikë nga populli.

Ai shkruan se në Shqipëri ka pasur dy referendume dhe në të dyja herët ka fituar populli e ashtu do ndodhë edhe me të tretin.

“Pse kaq frikë nga populli? Në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume dhe në të dyja herët ka fituar populli. Padyshim edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli, sepse në Republikën e Shqipërisë, sovraniteti i përket popullit dhe vetëm atij. Mos kini frikë nga populli!” – shkruan Blushi.

Pas bashkëbisedimit të presidentit Meta me gazetarët, ku tha se nuk do i njohë ndryshimet kushtetuese nëse ndodhin dhe se koalicionet nuk mund të ndalohen, kryeministri Rama tha se koalicionet do bëhen sipas modelit gjerman dhe se nuk mund të ketë referendume për ndryshimin e sistemit zgjedhor apo për koalicionet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *