Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e Zaevit festojnë me fishekzjarre e sirena makinash (VIDEO)


Qindra mbështetës të koalicionit “Ne mundemi” u mblodhën gjatë natës para selisë së LSDM-së në qendër të Tetovës për të festuar, siç thonë ata, fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Pati shfaqje fishekzjarresh, festa me flamuj dhe duke bërë zhurmë me sirenat e makinave.

Dhjetra djem të rinj ndezën pishtarë ndërsa qëndruan në mes të Bulevardit Iliria për disa minuta gjatë shfaqjes së fishekzjarreve.

Me 93.96% të votive të numëruara, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 36.13 për qind, VMRO-DPMNE me 34.65 për qind, BDI me 11.57 për qind, dhe koalicioni ASH- Alternativa me 8.79 për qind. Partia e Majta ka 3,96 për qind, PDSH 1.48 për qind dhe Integra 1.33 për qind.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *