Vendosni fjalën kyçe....

Pas akuzave për Samir Manen, Frangaj nxjerr Floriana Garon të sulmojë Bashën


Ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akzuoi Samir Manes si oligark në Shqipëri.

Mbrëmjen e sotme miku i Samir Manes, pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj nxorri zëdhënësen e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo në emisionin “Opinion” ku sulmoi Bashën dhe e akuzoi se në PD-ja është mbyllur dhe gjithçka zhvillohet mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt.

Garo bëri akuzat nën cilësinë se ka qenë dëshmitare e kësaj ndodhie gjatë kohës që ushtronte detyrën si zëdhënëse në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Pjesë nga diskutimi në studio

Garo: Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty …

Zheji: Kishe hapësira pafund…

Garo: Ku i dije ti?

Zheji: Unë i kam parë, jam komunikator. Ishe një nga perlat e fushatës së zotit Basha. Dhe na kënaqi që gjithëve kjo.

Garo: Ti po flet për mua, nuk është normale kjo? Unë po them të vërtetën.

Zheji: E di sa e zilepsur ke qenë ti?

Garo: Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip, dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam patur asnjë lloj feed back-u pas fushatës .

Fevziu: Çfarë do të thotë feed back?

Garo: Një telefonatë nga Zoti Basha, një telefonatë nga ekipi.

Fevziu: Nuk u mblodhët ju?

Garo: Asnjë gjë. Dhe mua më është dukur shumë e çuditshme, sepse njeriu thotë… madje dhe një lloj inkurajimi të ekipit, çfarë ka ndodhur dhe çfarë do bëjmë. Asgjë.