Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvritet me armë nipi i Elvis Presley-t


Ndahet nga jeta Benjamin Keough, nipi i këngëtarit legjendar Elvis Presley.

Siç shkruan Daily Mail, djali i Lisa Marie Presley, kishte marrë një armë gjahu, e kishte futur në gojë dhe ka tërhequr këmbëzën duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në rezidencën e familjes së tij. Benjamin ishte mbyllur në banjë në orët e para të së dielës.

Pas një telefonate nga një i afërm, policët mbërritën dhe e gjetën trupin e tij të rrëzuar në tualet, njëlloj sic kishin gjetur vite më parë gjyshin e tij të famshëm, Elvis Presley.

Kujtojmë se në mëngjesin e 16 gushtit 1977, e fejuara e atëhershme e Elvis Presley-t, Ginger Alden e gjeti atë pranë tualetit në rezidencën e tij në Memfis, Tenesi.

Elvis, i cili atëhere ishte vetëm 42 vjeç, besohet se ka pësuar një sulm në zemër ndërsa ishte ulur në tualet.

Gjyshja e Benjaminit, Priscilla, ishte martuar me Elvisin në vitin 1967 por ata u divorcuan gjashtë vjet më vonë. Ata patën sëbashku vetëm një vajzë, Lisa Marie e cila ka lindur në vitin 1968. Elvis Presley vdiq vetëm nëntë vjet më vonë.

Lisa Marie u martua me muzikantin Danny Keough në 1988, dhe u divorcuan në vitin 1994. Lisa Marie ka tre fëmijë të tjerë, por Benjamin në veçanti kishte shumë ngjashmëri me gjyshin e tij, të ashtuquajtur mbret të rock and roll-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *