Vendosni fjalën kyçe....

Dita e dytë e votimit në Maqedoninë e Veriut, alarmi i Selës: Raportime në rritje për blerjen e votës


Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur shqetësimin e tij për raportimet në rritje për blerje votash, shkruan Ina.

“I shqetësuar thellë nga raportimet në rritje për blerje të votës dhe keqpërdorim të fondeve publike për qëllime zgjedhore nga zyrtarët e BDI-së. U bëj thirrje udhëheqëses së misionit të OSBE-ODIHR, Kaime Andrikienė dhe shefit të misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja që të dënojnë aktivitete të tilla, për të siguruar respektimin e detyrimeve dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike”, është shprehur Sela.

Maqedonia e Veriut e ka nisur ditën e djeshme procesin e votimit për zgjedhjet e parakohshme.

Dy ditët e para do votojnë personat e sëmurë, te pafuqishmit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, ata që janë në arrest shtëpiak, të moshuarit në azilet e pleqve dhe persona të shpërngulur brenda vendit.

Ndërsa dita e nesërme është caktuar për votimin e zgjedhësve të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *