Vendosni fjalën kyçe....

Zani Çaushi kërkon lirimin nga burgu, seanca më 17 korrik


Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani Çaushi, ish-kreu i bandës së lagjes Çole në Vlorë, do kërkojë liri me kusht.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të ndodhura në qytetin bregdetar gjatë trazirave të vitit 1997.

Aktualisht ai është duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.

Sipas Balkanweb, që citon burime të pakonfirmuara, ai do e paraqesë kërkesën në një seancë të caktuar më 17 korrik.

Çaushi pretendon se është rehabilituar dhe se pas daljes nga burgu do punojë duke qenë se ka fëmijë të mitur për të rritur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *