Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeministri maqedonas Gruevski nga Hungaria: S’kam ndërmend të kthehem në politikë


Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kthehet sërish në politikë.

Në një intervistë për ‘Frankurter Allgemeine Zeitung’, Gruevski ka theksuar se akuzat ndaj tij janë pë asnjë provë dhe motivuara politikisht ndërsa beson se do e fitojë drejtësinë në Gjykatën Europiane, shkruan INA.

“Të gjitha rastet kundër meje janë të njëjta. Të paramenduara, pa kurrfarë dëshmie dhe të motivuara politikisht. Nuk e kam ndërmend të kthehem në politikë.” – ka thënë Gruevski.

Ai është shpallur në kërkim nga drejtësia e vendit fqinj pasi është dënuar me dy vjet burg për korrupsion lidhur me blerjen e një automjeti luksoz gjatë kohës kur ishte kryeministër.

Ai ndodhet aktualisht në Hungari vend që ka hedhur poshtë kërkesën e Shkupit zyrtar për ekstradimin e tij.

Arratisja e tij nga Maqedonia e Veriut ngjalli jo pak debate asokohe duke qenë se pasaporta e tij ka qenë ë bllokuar. Më 10 nëntor 2018, ai kaloi kufirin me Shqipërinë, më pas atë me Malin e Zi për të mbërritur më pas në Hungari ku edhe ndodhet sot e kësaj dite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *