Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi përfundon marrjen në pyetje, 6 orë përpara prokurorëve në Hagë, intervistohet sërish nesër


Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalë nga objekti i Dhomave të Specializuara ku është intervistuar nga prokurorët që kanë dorëzuar aktakuzë ndaj tij.

Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.

Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurorit. Nesër do të rikthehem përsëri për ta vijuar këtë proces. Edhe tjetër, interesimet paraprake nga prokurorët për luftën në Kosovë.Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë sot” ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

Ngritja e akt-akuzës nga Prokuroria Speciale për Thaçin dhe Veselin bëri që të shtyhej edhe takimi i fundqershorit mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për dialogun e ndërmjetësuar nga i dërguari special i SHBA-së Richard Grenell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *