Vendosni fjalën kyçe....

Infektohen me koronavirus 73 punëtorët e një ferme në Angli, në karantinë edhe 200 të tjerë


Më shumë se 70 punëtorë në një fermë në Herefordshire (Britani) kanë rezultuar pozitivë në testet për kosonavirusin, duke detyruar 200 të rjerë që të vetëizolohen.

Shefat e shëndetësisë janë duke monitoruar vatrën e re të koronavirusit, pasi 73 punëtorë u konfirmuan me koronavirus, shkruan Mirror.

rejtoresha e Mbrojtjes së Shëndetit Publik në Angli, Katie Spence tha: “Një numër i vogël i punëtorëve u bë simptomatik në fillim të kësaj jave dhe ata sëbashku me disa kontakte të ngushta midis forcës punëtore u testuan dhe u gjetën pozitivë.”

Ajo tregon se personave të infektuar, iu kërkua që të vetëizolohen për 7-14 ditë e po ashtu edhe të afërmve të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *