Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri Varhelyi: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit, çdo nismë tjetër të diskutohet një vit para zgjedhjeve


Komisioni Europian nuk i mbështet nismat për  ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve.

“Shumë vonë për ndryshime kushtetuese”, kështu shprehet Komisioneri Për Zgjerimin Oliver Varhelyi, sepse sipas tij nuk mund të bëhen ndryshime në sistemin zgjedhor vetëm disa muaj para zgjedhjeve.

Në një shënim në “Tëitter”, Komisioneri Për Zgjerimin nga Parlamenti miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Reforma zgjedhore në Shqipëri:

Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.”, shkruan Oliver Varhelyi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *