Vendosni fjalën kyçe....

Presidentja e Bolivisë del pozitive me Covid-19


Presidentja e Bolivisë, Jeanine Anez, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus. Lajmin e bëri të ditur ajo vetë, në një prononcim për Reuters.

Anez tha në një mesazh se ndihej “mirë” dhe po vazhdonte të punonte ndërsa ishte në izolim. “Së bashku, ne do të dalim nga kjo”, tha ajo.

Qeveria Boliviane ka konfirmuar që të paktën shtatë ministra, përfshirë ministrin e saj të shëndetësisë, kishin dalë pozitivë me Covid dhe  ishin duke kaluar trajtimin për t’u rikuperuar në shtëpi.

Anez tha që ajo vetë kishte kryer një test duke pasur parasysh që shumë nga ekipi i saj ishin sëmurë.

“Ndihem mirë, ndihem e fortë, do të vazhdoj të punoj në distancë nga izolimi im, dhe dua të falënderoj të gjithë bolivianët që janë duke punuar për të na ndihmuar në këtë krizë shëndetësore”- tha presidentja.

Bolivia ka regjistruar deri tani më shumë se 42,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 1.500 vdekje dhe është një nga vendet më të prekura për frymë në botë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *