Vendosni fjalën kyçe....

Kim takon Ballën te Parlamenti


Ambasadorja amerikane Kim ka takuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Balla. Takimi u zhvillua në parlament dhe mësohet se në qendër të tij ka qenë reforma zgjedhore.

Edhe pse palët kanë arritur një marrëveshje më 5 qershor, reforma është bllokuar sërish.

PD-ja ka arritur të fitojë identifikimin biometrik por ka ende çështje të pazgjidhura siç është struktura dhe përbërja e KQZ-së.

Opozita parlamentare nga ana tjetër kërkon lista të hapura dhe ka kushtëzuar votën e saj me këtë gjë.