Vendosni fjalën kyçe....

Muzikë live në kohë pandemie, gjobitet me 1 milionë lekë lokali në Durrës


Nuk është koha për “muzikë live” për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe pronarit të një lokali në Durrës, që s’e kishte kuptuar ende këtë, kjo i ka kushtuar shtrenjtë.

Për më tepër, ai po e ushtronte aktivitetin pa licencë.

41-vjeçari i identifikuar vetëm me inicialet G.S, është gjobitur me 1 mln milionë të reja gjobë.

“G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lokalin e tij ‘Muzikë live’, në lagjen nr. 14, Durrës, duke ushtruar aktivitetin pa licencë dhe duke vendosur muzikë të lartë. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, pika 2, datë 15.03.2020, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndaj këtij subjekti u vendos masë administrative 1 milion lekë të reja”, thuhet në një njoftim të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *