Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Inceneratorët skemë e pastrimit të parave, inceneratori i Elbasanit mori garanci sovrane


Drejtuesja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve i ka quajtur djegësit e mbeturinave si skemë të pastrimit të parave.

Ajo përmend hapjen e 10 kompanive fiktive në emër të Klodian Zotos, Stela Guallias e Mirel Mërtirit të cilët kanë nënkontraktuar veten.

Deputetja e PD-së thotë se inceneratori i Elbasanit mori garanci sovrane kur ekonomia shqiptare u mbyll.

Janë 10 komani që janë hapur nga Zoto, Gugallia dhe Mërtiri që kanë nënkontraktuar veten. Cdo punë në këto tre incenreatorë janë bërë nga këto nën kompani kontraktuese. Kompanitë janë paguar me paratë nga buxheti i shtetit dhe kanë marrë garanci sovrane.

E gjithë ekonomia shqiptare u mbyll, inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci sovrane.

Ne kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave, para që kanë shkuar në kompani fiktive, në pronësi të kompanive të Gugallias dhe Zotos me dyshimin që kosto reale e inceneratorit të Elbasanit nuk është aq sa thuhet në kontratë.

Një koncesion që sot po i heq të ardhura buxhetit të shtetit. Kjo kontratë koncesionare, që është një letër bakalli shet të drejtat për të shitur energjinë”, tha Tabaku.