Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ndërkombëtarët e u bënë njësh me Ramën e Dvoranin për reformën, shpresoj të reflektojnë


Presidenti Meta ka thënë sot se mesazhi i publikuar prej tij pak ditë më parë është akt transparence, sovraniteti e paralajmërim për përgjegjësit e dështimit të reformës në drejtësi.

Në një intervistë për Albanian Daily News, kreu i shtetit theksoi se ekspertët ndërkombëtar të reformës ishin bërë njësh me Ardian Dvoranin duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.

“Ky mesazh tregon qartë se ekspertët ndërkombëtarë ishin bërë njësh për këtë cështje me Dvoranin dhe mazhorancën dhe kjo u konfirmua për fat të keq edhe në vijimësi me qëndrimet e tyre aspak transparente lidhur me ligjin që sollli mazhoranca për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me pretendimin se mazhoranca kishte mbështetjen e ShBA dhe të BE, pra nga Euralius dhe Opdat. Një projektligj që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të qartë dhe për të cilin u thirr edhe Komisioni i Venecias. Edhe përpara këtyre zhvillimeve unë i kam paralajmëruar përfaqësuesit e SHBA dhe të Zyrës së BE në Tiranë që ekspertët e tyre të mos punojnë në mënyrë të njënashme vetëm me qeverinë dhe mazhorancën dhe të mos shërbejnë shpesh si certifikues të shkeljeve të Kushtetutës apo të ligjeve konsensuale për reformën.” – tha ai.

Në fund presidenti deklaroi se shpreson që publikimi i mesazhit t’u shërbejë përfaqësuesve të huaj në vend që të nxjerrin mësime lidhur me reformën në drejtësi.

Ai shtoi gjithashtu se lidhur me reformën në drejtësi do jetë në respektim të Kushtetutës.

“Shpresoj që publikimi i këtij mesazhi me të cilin disa përfaqësues këtu në Tiranë kanë qenë të njohur prej kohësh, prej gjashtë a shtatë muajsh, t’u shërbejë për të nxjerrë mësime dhe për ta nxjerrë zbatimin e reformës nga errësira dhe njëanshmëria në dritë, në transparencë, në mënyrë që të frenohet kjo rënie e lirë e besimit të qytetarëve tek institucionet e reja të drejtësisë. I vendosur dhe i përkushtuar si më 22 korrik 2016 kur si Kryetar i Parlamentit arrita konsensusin e vetëm dhe historik të miratuar me 140 vota. Vetëm kjo arritje i mundësoi Shqipërisë marrjen e rekomandimit për celjen e negociatave me BE, pa kushte, në tetor të vitit 2016. Vetëm zbatimi i saj në këtë frymë do garantojë çeljen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Për reformën në drejtësi do të bëj gjithmonë atë që predikoj, dhe do të predikoj vetëm atë që bëj: Respektimin e Kushtetutës.” – tha Meta.

*Intervistën e plotë të presidentit Meta mund ta lexoni Këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *