Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky video-mesazh në Kuvendin Shqiptar: Ju uroj për Fitër Bajramin atë që çdo ditë ukrainasit i urojnë njëri-tjetrit


Sot presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i është drejtuar me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë dhe popullit shhqiptar.

Në nisje të fjalës së tij, ai i uroi shqiptarët për festën e Fiter Bajramit.

“Populli i Shqipërisë, dje myslimanë të mbarë botës festuan Fiter Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ju përgëzoj për këtë festë, ju uroj atë që të gjithë ukrainasit i urojnë njëri-tjetrit, paqen. Gjatë këtij muaji myslimanët ukrainas, e gjithë shoqëria jonë nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme paqësore. Kështu ne jetojmë nga 24 shkurti. Dhe si pasojë një bombardimi në Odessa një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën, e plagosur edhe një 17-vjeçare! 220 fëmijë janë vrarë dhe 406 janë plagosur deri tani. Sot I japim lamtumirën gazetares që u vra nga një raketë në shtëpinë e saj. Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona. Granatimet vazhdojnë. Është një qytet me gjysmë milioni njerëz që nuk lejohet të hyrë brenda askush, as ilaçe dhe as ushqim.”-tha Zelensky, i cili filloi të flasë për sulmet ruse.

Kujtojmë se deri më tani Presidenti Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve Europiane.