Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj shkarkon stafin e ambasadës shqiptare në Athinë


Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë.

Siç raporton TCH, që citon burime të pakonfirmuara në Ministrinë e Jashtme, shkak për këtë është bërë shërbimi i dobët ndaj shtetasve shqiptare që jetojnë punojnë në vendin fqinj.

Po sipas TCH, Cakaj i ka propozuar presidentit Meta caktimin e Luela Hajdaragës si ambasadore e Shqipërisë në Greqi.

Kjo e fundit është e bija e ish-ministrit socialist të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, i ndarë nga jeta më 30 korrik 2018.

Ardian Hobdari, e cila ka qenë ambasadore e Shqipërisë në Greqi është pezulluar përkohësisht nga detyra në mars të vitit 2019.

Ajo u akuzua asokohe si e përfshirë në skandalin e humbjes së dhjetërave pasaportave shqiptare, për humbjen e një shume prej 72 mijë eurosh dhe për faktin se jetonte në një shtëpi me qira që kushtonte 2100 euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *