Vendosni fjalën kyçe....

Pandemia Covid-19 çon çmimin e arit në “stratosferë”


Çmimi i arit ka shkuar në ‘stratosferë’ dhe e gjitha kjo për shkak të pandemisë Covid-19.

Ai kapi nivelet më të lartë të nëntë viteve të fundit teksa investitorët po grumbullojnë pasuri të sigurta në mes të paqëndrueshmërisë së tregut.

Ari u rrit mbi 1800 dollarë për ons ditën e martë. Kjo është vlera më e lartë që nga viti 2011

“Është logjike të presësh që ari të tejkalojë shumicën e pasurive në një mjedis lehtësues të bankës qendrore dhe ne parashikojmë që metali i çmuar të ruajë këto nivele dhe të jetë me rëndësi të veçantë në shumicën e skenarëve,” shkroi strategjisti i vjetër i Bloomberg Intelligence, Mike McGlone.

Sipas tij, rimëkëmbja e ngadaltë ekonomike do të bëjë presion ndaj mallrave, përveç arit, i cili do të shkojë në rekordin e tij të lartë prej 1900 dollarë për ons.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *