Vendosni fjalën kyçe....

OSHEE investoi 85 milionë lekë, por fshatrat e Lezhës 72 orë pa drita (denoncimi)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë denoncimin e një qytetari nga Lezha i cili shpreh shqetësimin për mungesën energjisë elektrike në disa fshatra për tre ditë me radhë.

Sipas qytetarit edhe pse Rama inauguroi investimin në atë zonë nga OSHEE, përsëri sa herë ka fryn erë ka shkëputje të energjisë elektrike dhe tashmë për të tretën ditë radhazi.

Postimi i plotë:

Tre dite pa drita pas inaugurimit nga Edvin Genjeshtra te linjes se tensionit!

Lexoni mesazhi e qytetarit dixhital. sb

Jam nje banor nga nje fshat i Lezhes qe sa here te frye ere dhe te bjere shi, ne mbetemi pa drita, Po tani na eshte sosur durimi, U bene 72ore qe nk i kemi pare akoma dritat me sy. Po na ben pershtypje fakti sepse sapo Z.Edi Rama beri Inagurimin e linjes se re, Pavarsisht se nk kan ber asgjese sepse me ket rradhe ju bë edhe testimi. Ne kemi 3 Elektricist te zones nje e kemi pianec njeri eshte KOMONIST qe e merr rrogen simpatizan i partis K, kurse tjetri punon por nk mundet ti dali ne krye i vetem. Dhe nk kane nje skuader pune kur shkatrohen telat nga moti keq, e ngrita si prb me shpresen se e ngrini Ju zerin sepse ne nk po na degjon askush me. Shpresat i kemi tek ju!

Në lajmin e publikuar në faqen zyrtare të OSHEE në internet, më date 13 shkurt 2019, ndër të tjera thuhet se: “Përmes këtij investimi nga OSHEE prej 85 milionë lekësh u vendosën 150 shtylla të reja, 10 kabina të reja, ndërrim rrjeti me cilësi të lartë, duke rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike për zonën. Me përfundimin e fazës së parë pritet të nisë faza e dytë për këtë zonë, e cila parashikohet të ketë një vlerë rreth 60 milionë lekë të reja”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *