Vendosni fjalën kyçe....

15 humbje jete në vend, 1143 raste të reja me Covid-19


15 humbje jete janë regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë 8 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri,  1 qytetar nga Patosi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-94 vjeç.

Për sa u përket rasteve të reja, janë gjetur 1143 të tilla në 4083 testime të kryera.

Në katër spitalet covid po trajtohen 483 pacientë nga të cilët 37 janë në terapi intensive me 15 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *