Vendosni fjalën kyçe....

Senatori republikan: “Deep State” është aq i thellë, saqë anëtarë e tij po ia hedhin paq edhe kur kapen në krime politike


Në një seri postimesh në Twitter, Senatori republikan Cuck Grassley e përshkroi thellësinë e ‘Deep State aq  të thellë’ saqë anëtarët e tij ‘largohen me krime politike dhe ia hedhin paq’.

Në një postim të fundit, Grassley iu referua vërejtjeve të fundit nga Prokurori i Përgjithshëm, Barr duke pohuar se Presidenti Donald Trump ishte me të vërtetë objektivi i një ‘përpjekjeje të organizuar’ për ta hequr atë nga detyra.

Grassley i druhet faktit se hetimi në vijim i prokurorit John Durham mbi origjinën e mashtrimit të ‘Russiagate’ mund të shmangë nxjerrjen e një përcaktimi përfundimtar, në mënyrë që të mos ndikojë në zgjedhjet e ardhshme.

Grassley ishte duke iu referuar komenteve të Prokurorit të Përgjithshëm Barr të bërai në një intervistë të transmetuar në Fox Neës, me gazetaren Maria Bartiromo:

Maria Bartiromo: Një burim më tha nja dy vjet më parë, duke folur për historinë e çështjes së Rusisë, se kjo hera më e afërt që Shtetet e Bashkuara rrezikuan një grusht shteti për të rrëzuar një president që nga vrasja e Linkolnit. A është kjo një deklaratë e përshtatshme?

Barr: Në këtë kuptim unë mendoj se është më e afërta. Ne kemi mbërritur në një përpjekje të organizuar mirë për të rrëzuar një president në detyrë, por unë nuk po arrij të gjykoj se cilat ishin motivimet që fshiheshin pas kësaj.

Më pas, Grassley shkroi se ‘Deep State është aq i thellë’ sa anëtarët e tij ia hedhin paq edhe pasi kanë kryer me krime politike.

Në një reagim të tij javën e kaluar, Grassley vuri në dyshim nëse Obama dhe Biden me qëllim ndërmorën veprime në orët e fundit të administrimit të tyre për të minuar administratën e re.

Grassley më pas vuri në dukje se si administrata e ardhshme e presidentit Trump nuk ishte në dijeni të faktit që Obama, Biden, Comey dhe Strzok ishin të zënë duke vendosur skenën për atë që do të bëhej një luftë shumë-vjeçare kundër nocionit të pabazuar, të paargumentuar se administrata Trump u përfshi në bashkëpunim me qeverinë ruse.

“Kaq shumë për një tranzicion paqësor të pushtetit,” vërejti ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *