Vendosni fjalën kyçe....

Justin Timberake nxit polemika: SHBA-të u ndërtuan nga njerëz që përfituan nga racizmi


Superylli i popit, Justin Timberlake, deklaroi të hënën te 64 milionë ndjekësit e tij në Twitter se burrat që ‘besuan dhe përfituan nga racizmi’ ndërtuan Amerikën.

“Kur protestojmë kundër racizmit në Amerikë, njerëzit mendojnë se po protestojmë vetë për Amerikën. Pse është ai reagim? Sepse Amerika ishte ndërtuar nga burra që besonin dhe përfitonin nga racizmi. E qartë dhe e thjeshtë”, deklaroi këngëtari.

Kjo është arsyeja pse monumentet e Konfederatës duhet të rrëzohen vijoi këngëtari që ka fituar shumë çmime gjatë karrierës.

Thirrja e Timberlake për veprim pason javë të tëra protestash dhe trazirash në SHBA, pasi anarkistët rrëzuan monumentet dhe statujat dhe kërkuan heqjen e tyre, shumë prej të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me Konfederatën.

Kjo nuk është hera e parë që artisti shprehet në mbështetje të protestave. Në maj ai nxiti mbështetësit e tij të dhuronin para për lirimin me kusht për protestuesit në Minneapolis pasi ata dogjën dhe plaçkitën qytetin pas vdekjes së George Floyd.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *