Vendosni fjalën kyçe....

Italia pranon 180 emigrantët e anijes ‘Ocean Viking’


Italia ka dhënë leje për 180 migrantët e anijes Ocean Viking, për të zbritur në tokën italiane.

Vendimi vjen pas një ndalese që zgjati më shumë se një javë.

Sjellim ndërmend se ditën e premte, anija shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të vetëvrasjeve dhe trazirave.

BBC shkruan se emigrantët do të transferohen në një anije qeveritare në Siçili të hënën dhe do të vendosen në karantinë për 14 ditë. Mjekët tashmë i kanë testuar ata për Covid-19 dhe rezultatet pritet të dalin këtë të hënë.

Emigrantët në këtë anije, janë nga Pakistani, Eritrea dhe Nigeria. Ata kishin ikur nga brigjet e Libisë kur u shpëtuan në katër grupe të veçanta ndërmjet datave 25 dhe 30 qershor.

Mes tyre janë 25 të mitur, shumica e të cilëve janë të pashoqëruar nga të rriturit. Po ashtu janë edhe dy gra, njëra prej të cilave është shtatzënë.

Një mjek i SOS Méditerranée tha se ai kishte parë “siklet të madh psikologjik në anije”, ku situata ishte “pothuajse jashtë kontrollit, për mysafirët dhe ekuipazhin”.

Ndërsa një anëtar i ekuipazhit tha se kishte pasur një seri luftimesh dhe kërcënimesh për vetëvrasje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *