Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i ri i Brendshëm: Oferta ishte e papritur, e pranova se vinte nga Rama


Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshi i propozuar nga Kryeministri Edi Rama pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt ka treguar rreth marrjes së detyrës së re dhe si e ka marrë vesh lajmin.

I ftuar në emisionin “Opinion” Lleshi ka treguar se ofertën e ka marrë vetëm tetë orë pas daljes në media dhe se e ka pranuar vetëm se kjo “ofertë e papritur” siç tregoi ai vinte direkt nga Kryeministri Edi Rama.

“Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë. Tetë orë para jush. Unë s’kam pasur ambicie politike, po të kisha pasur do t’i isha bashkuar ndonjë formacioni politik. Unë jam këshilltar i kryeministrit për Sigurinë Kombëtare dhe ndaj shumë gjëra me të.

Propozimi nuk mund të kundërshtohej për faktin se vinte nga Edi Rama dhe për faktin se jam ushtarak dhe jam mësuar që sfidave të mos u iki.
Në fakt unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jamë i specializuar
”- u shpreh Lleshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *