Vendosni fjalën kyçe....

Sot shënohen dy viktima dhe 67 raste të reja me koronavirus në vend


Kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dy qytetarë të tjerë, të cilët ishin të shtruar në Spitalin Infektiv. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për dy gra të moshuara nga Tirana.

“Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, tha Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, e cila bëri sot përditësimin e të dhënave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste positive me COVID-19.

Nga këto,  34 raste janë në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnjë, Kamëz.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *