Vendosni fjalën kyçe....

Dita e dytë në Prishtinë, kryeministri Rama takohet me Isa Mustafën


Në ditën e tij të dytë në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet me liderët politikë.

Ai është takuar sot me kreun e LDK-së, Isa Mustafën me të cilin ka publikuar edhe një foto në rrjetet sociale.

Kjo është dhe dita e fundit e Ramës  në Prishtinë, ku shkoi pas aktakuzave të Tribunalit të Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçi e kreut të PDK-së Kadri Veseli, të cilën e ka quajtur një turp. 

Ditën e djeshme Rama u takua me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin, kryetarin e Nismës Social-Demokrate Fatmir Limaj, kryeministrin Avdullah Hoti, kreun e VV-së Albin Kurti, kreu e PDK-së Kadri Veselin si dhe me presidentin Hashim Thaçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *