Vendosni fjalën kyçe....

Tritan Shehu: Italia me masa inteligjente doli nga pandemia, ne në izolim ndërkombëtar


Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, thotë se Italia edhe pse ishte një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, ia doli me masa inteligjente, por e kundërta po ndodh me Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, Shehu ka krahasuar të dhënat e Italisë dhe Shqipërisë sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Shehu kujton se Shqipëria është e klasifikuar nga OBSH-ja në listën e zezë dhe sipas tij vendi po vijon të zhytet në izolim ndërkombëtar dhe në errësirë duke shënuar bilanc negativ, ndërkohë që duhet të kishte dalë nga pandemia ashtu si vendet e tjera.

KOMENTI I SHEHUT

Rama me heshtjen nuk mund te fshehe deshtimin ndaj Covid!

Shqiperia mbas teatralitetit e keq menaxhimit te “mbylljes e hapjes” eshte ne nje situate me te rende epidemiologjike se ne mars, me nje humbje gjigande ekonomike, e vendosur ne “listen e zeze” te OBSh, kur sot duhet te kishim “dale” sic ndodh me vende qe u goditen tragjikisht.

Per te kuptuar kete le te krahasojme me Italine disa te dhena per dje (per 1 milion banore):

Shqiperia           Italia.

Raste te reja           21,7                   2,5

Vdekje                     0,85                   0,1

Ne reanimacion       4,6                    1,4

Raste te reja/sheruar     1,22           0,1

Pra ndersa Italia me masat inteligjente e nje ecuri konstante “doli”, ne vazhdojme te zhytemi ne erresire e izolim nderkombetar duke pasur:

-Shtim te frikshem te rasteve e vatrave te reja, shtrimeve, vdekjeve, numer te vogel te sheruarish, etj.

-Kolaps e kthim ne ”qendra” kontaminimi te institucioneve shendetesore te pa mbrojtura.

-Mjekun e familjes te paralizuar.

-Numrin e testimeve me te voglin ne Europe, monopol pa transparence te nje laboratori me pasoje ate kurbe te pa besueshme.

-Popullesine te pa pajisur me maska.

-Mungese te nje strategjie “mbrojtese e dalese”. Etj.

Ky eshte nje deshtim i plote i kesaj qeverie me pasoja tejet negative, qe kerkojne “masa inteligjente”.

”Fshehja” e Kryeministrit, tendenca per te fajesuar popullesine, kercenimet me “mbyllje”, as e cfajesojne ate e as permiresojne ndonje gje, perkundrazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *