Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, plagosen dy persona


Foto ilustruese

Një çift nga Tirana është përfshirë në një aksident në afërsi të hyrjes së qytetit te Elbasanit sot rreth orës 19.50.

Aksidenti ka ndodhur në Mengël në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan. Automjeti i çiftit nga Tirana që kthehej pas pushimit të fundjavës në Pogradec është përplasur nga një automjet tjetër që po futej në rrugën kryesore.

Çifti që mbeti i plagosur në këtë aksident është transportuar në spital dhe sipas burimeve spitalore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *