Vendosni fjalën kyçe....

Greqia shtyn hapjen e kufirit me Shqipërinë


Zëvendës ministri grek i Mbrojtjes Sociale, Nikos Hordhalias në një deklaratë gjatë vizitës në aeroportin e Janinës deklaroi se shëndeti i qytetarëve është para ekonomisë dhe turizmit duke njoftuar se kufiri me Shqipërinë nuk do hapet as në 1 korrik.

Ne jemi duke punuar shumë për t’i mbajtur protokollet në të gjitha portat e hyrjes, për të pasur personelin e kërkuar, në mënyrë që të kontrollojmë në mënyrë të sigurt. Në çështjet e shëndetit publik, nuk ka asnjë disponim apo vullnet për ndonjë lëshim“, theksoi ai në mënyrë  kategorike raportojnë mediat greke dhe shtoi:

Ne duam të hapim Turizmin, Ekonominë, por kjo përparësi nuk mund të jetë mbi dhe përtej shëndetit publik. Ne dëshirojmë që udhëtarët të jenë të sigurt dhe po aq të sigurt sa popullata greke që do t’i mirëpresë ata“.

Në aeroportin e Janinës, siç tha zoti Hardalias, do të ketë një trupë të Forcave të Armatosura, të drejtuar nga një mjek ushtarak.

Trupa do të kryejë kontrolle të marrjes së mostrave përmes një procedure dhe një protokolli për të cilin u njoftua shefi i aeroportit dhe me ndihmën e Policisë, Brigadës së Zjarrit, por gjithashtu, nëse është e nevojshme, autoriteteve lokale, do të sigurohen kushte të qarta të shëndetit publik në çështjet e hyrjes të vizitorëve të huaj, nënvizoi zv.ministri.

Kufiri në Kakavijë nuk hapet

Lidhur me hapjen e kufijve tokësorë, z. Hardalias deklaroi se kjo nuk do të bëhet menjëherë dhe kurdo që vendoset kjo, do të ketë nivele të EODY.

Në lidhje me rastet e koronës në fusha të ndryshme, zv.ministri theksoi se zhvillimi i tyre është duke u monitoruar, se ndjekja është e rëndësishme, në vijën e parë, dhe theksoi: “Ka një rënie, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të ndjekim masat. Mburoja jonë është të respektojmë masat “.