Vendosni fjalën kyçe....

Ishin bllokuar në Jezercë, shpëtohen 6 turistë nga Kosova


Gjashtë turistë nga Kosova të cilët ishin bllokuar në malin e Jezercës janë shpëtuar nga Forca Ajrore dhe Policia e Shtetit.

Turistët ishin bllokuar në Jezercë u transportuar në Theth.

Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth. Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *