Vendosni fjalën kyçe....

Kristen Stewart do luajë Princeshën Diana në filmin e ri “Spencer”


Së shpejti do të dalë një film i ri për princeshën Diana, me titullin “Spencer”. Dhe aktorja që do të luajë rolin e saj do të jetë Kristen Stewart, nje zgjedhje krejtësisht e papritur për fansat për shkak se ajo nuk ka ngjashmëri fizike me Princeshën e ndjerë Diana.

Sipas “Independent”, filmi i vendosur në vitet ’90, kur Princesha Diana zbuloi se martesa e saj me Princin Charles nuk po funksiononte, është me regji të Pablo Larrain.

Aktoret Sophie Turner, Kirsten Dunst janë sugjeruar si më të përshtatshme për rolin për shkak se si nga ngjyra e syve, gjatësia dhe tipare të tjera kanë ngjashmëri më të madhe me Dianën. Dianna Agron dhe Scarlett Johansson po ashtu janë konsideruar si një zgjedhje më e mirë për rolin e princeshës Diana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *