Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Edhe pse marrëeshja për zgjedhoren lë për të dëshiruar palët le t’i qëndrojnë asaj që kanë firmosur


Kreu i Shtetit Ilir Meta, në deklaratën për shtyp ka kërkuar që palët t’i qëndronin marrëveshjes së firmosur për “zgjedhoren”.

Presidenti Meta edhe pse është shprehur skeptik për marrëveshjen duke e konsideruar se lë për të dëshiruar në përmbajtje.

Qëndrimet i kam bërë të qarta prej kohesh dhe nuk dua të paragjykoj palët, uroj që palët ti qëndrojnë marrëveshjes që kanë nënshkruar që lë mjaft për të dëshiruar në përmbajtje, por e dimë që jemi në situatë kritike, mosbesim të thellë dhe problemeve serioze të legjitimitetit të institucioneve, por është koha për të kuptuar seriozisht të gjitha këto shqetësime që vijnë nga partnerët evropianë, që bëjnë përpjekje për të lënë derën hapur, por nëse dera mbyllet të gjithë shqiptarët e kanë parasysh se kush e ka përgjegjësinë për këtë çështje. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në monitorim tepër të rreptë, nuk është formalitet, por edhe verifikim në praktikë se si zhvillohen zgjedhjet dhe si plotësohet ky kriter i Kopenhagenit”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *