Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohen 6 policë në Korçë


Gjashtë efektivë policie në Korçë janë pezulluar nga detyra.

Ata dyshohet se bllokonin mjete të ndryshme në mënyrë të padrejtë në mënyrë që të përfitonin shuma të hollash në mënyrë korruptive.

Ndaj tyre ka nisur një hetim nga ana e SHÇBA-së ndërsa ata akuzohen për shpërdorim detyre.

“Drejtoria Rajonale e SHÇBA, Korçë, pas një hetimi proaktiv në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në kuadër të procedimit për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për 6 punonjës policie, nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative (OASH) në DVP Korçë. Dyshohet se duke u favorizuar nga detyra që kanë kryer, kanë vendosur materiale fiktive në praktikat e vendimeve të OASH, duke marrë vendime që nuk kanë qenë objekt i konstatimit të shkeljes nga punonjësit e Policisë në terren. Organi i OASH në menyrë të vazhdueshme ka marrë vendime fiktive duke argumentuar mbi fakte e rrethane, qe nuk përputhen me konstatimet e agjenteve verifikues, duke u bashkëngjitur praktika e dokumente të cilat dyshohet se jane fiktive. Kjo me qëllim zhbllokimin e mjeteve dhe lejeve te drejtimit, kundrejt shumave që përfitohen në mënyre të padrejtë. Nga hetimet e kryera, provat e faktet e administruara, personat e mësipërm me veprimet dhe mosveprimet e tyre në përmbushje të rregullt të detyrës dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Nga hetimi me metoda speciale ka rezultuar se punonjësit me veprimet e tyre duke përdorur autoritetin e funksionit dyshohet se kanë ndikur në vendimarrjen tek vartësit, për të tjetërsuar shkeljet e konstatuara në terren. Vijojnë hetimet.” – thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *