Vendosni fjalën kyçe....

Po raportonte, policët në Lezhë e shoqërojnë gazetarin pa respektuar masat për COVID-19


Ditën e djeshme policia e Leshës, shoqëroi gazetarin Elvis Hila i cili po raportonte përplasjet e policisë dhe IKMT-së me banorët në Shëngjin.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, shoqërimi i tij u bë duke mos respektuar rregullat e vendosura për shkak të pandemisë, me disa efektivë që qëndronin pranë njëri-tjetrit, njëri me maskë, tjetri pa maskë, e ndonjë që e kishte maskën e mbante të ulur.

Fillimisht gazetarit iu kërkua të mos filmonte dhe i është marrë telefoni, e më pas u shoqërua për në komisariat. Kolegët e tij ndërhynë duke i kërkuar policisë të jepte përgjigje për arsyet e shoqërimit të gazetarit.

Lidhur me ngjarjen, Hila thotë se veprimi i policisë synonte pengimin e pasqyrimit të të vërtetës. 

 “Incidenti me Policinë, teksa po raportoja për aksionin e IKMT-së në Shëngjin, kishte për qëllim pengimin e pasqyrimit të së vërtetës. Por ju garantoj se veprime të tilla më bëjnë më të fortë në përmbushje të misionit tim si gazetar. Falenderoj të gjithë kolegët dhe miqtë për mbështetjen”, shkruan Hila.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *