Vendosni fjalën kyçe....

U kapën duke kultivuar kanabis në Krujë, arrestohen tre persona


Policia ka arrestuar tre persona në Krujë pasi u gjetën duke kultivuar bimë narkotike, kanabis sativa.

Në pranga ranë shtetasit B.Z 26 vjeç dhe S.Z 21-vjeç banues në Thumanë, të cilëve iu gjetën gjatë kontrollit bimë kanabisi në afërsi të banesave të tyre.

Ndërsa shtetasit R.B 31-vjeç banues në fshatin Kameras, Krujë iu gjet në banesë një sasi bimësh të kultivuara.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit janë angazhuar 50 forca policie dhe 2 dronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe kapjen e personave përgjegjës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u arrestua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *