Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i UEFA-s ndez shpresat: Finalja e Champions mund të luhet me tifozë


Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u përcaktua kalendari i Champions League dhe Europa League në muajin gusht, presidenti Aleksandër Ceferin u ndal edhe te mundësia që këto sfida të luhen me tifozë në stadiume.

“Nëse Champions do të niste sot, nuk do të kishte mundësi që të kishim tifozë në Final Eight. Por gjërat mund të ndryshojnë. Nuk kemi vendosur ende nëse do të ketë tifozë apo jo, do ta vlerësojmë në korrik situatën. Do të ishte e gabuar të merrnim një vendim të nxituar duke parë situatën në këtë moment”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *