Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nesër dorëzohen 4200 firma për Kuvendin Kombëtar


Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha nga “Foltorja” e Pogradecit lajmëroi se nesër do dorëzojë 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha e cilësoi këtë lajm si të hidhur për Bashën duke shtuar se Kuvendin Kombëtar do shkojnë edhe 10 mijë persona të tjerë

“Për peng-kryetarin kam një lajm shumë të hidhur. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti: përkulu përpara firmave të anëtarëve të PD sepse 4200 kanë firmosur dhe në atë Kuvend do vijnë 10 mijë të tjerë. Do jetë festa më e madhe në historinë e PD-së. Do jetë triumfi i saj, rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren vendimtare ndaj narko-shtetit,”-tha Berisha.